Sonte rreth orës 21:00, ka pasur të shtëna në Haraçinë të Shkupit, sipas informacioneve të 24info.
Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.
Po hetohen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.