Gjuhet me armë zjarri kafiteria në veri ku dje qëndroi Thaçi

Është gjuajtur me armë zjarri gjatë natës kafiteria në të cilin dje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar me disa prej zyrtarëve kosovarë.

Incidenti ka ndodhur gjatë mesnatës në komunën e Zubin Potokut, ku kafiteria e njohur si “Kod Drezheviq” është gjuajtur me armë zjarri, shkruan Kossev, përcjell Klan Kosova.

Nga incidenti nuk ka pësuar askush, sipas asaj që ka thënë zëvendëses drejtori i policisë në veri, Besim Hoti. Në vendin e ngjarjes më pas ka dalë policia dhe rasti është cilësuar si “rrezikim i përgjithshëm”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme