Treni rus i linjës Beograd – Mitrovicë e veriut, pritet të niset sot rreth orës 10.
Ky tren, brenda në vagonët e tij do të ketë prezencë të fotografive me afreske kishtare me përmbajtje nacionaliste, transmeton sovrani.info.
Mirëpo, kështu nuk thotë edhe shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq. Ai në një prononcim për media ka thënë se kjo nuk paraqet ndonjë provokim, pasi ikonat e paraqitura në këto fotografi janë trashëgimi kulturore botërore që është në listën e UNESCO-s.
Treni i kësaj linje ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë. Ndër ministrat e vetëm që ka reaguar ishte ai i transportit, Lutfi Zharku i cili e ka quajtur ilegale këtë vijë transporti. Përveç tij, nuk ka pasur ndonjë reagim tjetër zyrtar, përpos nga ana e Opozitës. /sovrani.info