Gjuriq kërkon intensifikim të bashkëpunimit Kosovë-Serbi për rastin Ivanoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka thënë se është lajm i mirë që Kosova ka filluar të jap informacione për vrasjen e Ivanoviqit te shteti serb. Por ai pretendon, se kjo është bërë me vonesë.

Gjuriq tutje ka kërkuar që bashkëpunimi ndërjet dy vendeve për zbardhjen e këtij rasti të intesifikohet, në mënyrë që drejtësia të shkojë në vend.

“Tani shërbimet tona po kërkojnë detaje në mënyrë që bashkëpunimi të vazhdojë. Mendoj se gjëja më e mirë është që ky bashkëpunim të intensifikohet. Nuk ka njeri më të interesuar se serbët që të gjejnë kryerësit e krimit, dhe ata t’i sjellin para drejtësisë”, ka thënë Gjuriq për TV Pink, transmeton lajmi.net

Ai ka thënë se vizita e presidentit serb në Kosovë ka ndikuar që popullatës serbe tu ofrohen ndihma më të mëdha.

“Jam i impresionuar. Është shumë e rëndësishme për investimet në Kosovë. Kishat dhe manastiret, restaurimin e tyre të cilat janë shumë të rëndësishme për identitetin tonë”, deklaroi Marko Gjuriq.

Ndryshe mbrëmë u arrestuan dy policë që dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ky i fundit u vra më 16 janar në Mitrovicën e Veriut, para selisë së partisë që drejtonte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme