Gjuriq: Kosova i frikohet forcës dhe unitetit të serbëve

I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se bllokimi i rrugëve në Kosovë në prag të mitingut në Leposaviq, ka treguar se Prishtina i frikohet forcës dhe unitetit të serbëve, transmeton Koha.net.

“Dikujt s’i pëlqen që Aleksandar Vuçiq në Kosovë mund të tubojë në një tubim në Lepsoaviq më shumë njerëz se sa që munden shumë liderë politikë shqiptarë. Për këtë janë frikuar dhe janë përpjekur ta pengojnë mitingun”, citon tv prva të ketë thënë Marko Gjuriq.

Ai ka shtuar se serbët nuk do të frikësohen e prapakthehen, por do të dalin në zgjedhje dhe do t’i japin përkrahje të plotë Aleksandar Vuçiqit.

Gjuriq ka thënë se zgjedhjet në Kosovë do të organizohen në bashkëpunim me OSBE-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme