Gjuriq: Kot po përpiqeni t`i bindni serbët që ta përkrahin ushtrinë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se nuk është sekret se përfaqësuesit serbë në Kosovë në vazhdimësi i janë ekspozuar përpjekjeve politike për t`i blerë dhe përkthyer në anën e siç ka thënë ai “separatistëve”.

Ai ka thënë se nuk ia merr mendja se me cilin  “argument dhe gjimnastikë retorike “mund t`i  bindin për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe që ta njohin si interes të tyre një gjë të tillë.

 

“Jo vetëm që një veprim i tillë është në kundërshtim me Rezolutën 1244, por do të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e popullit serb në Kosovë “, ka thënë Gjuriq duke iu përgjigjur pyetjes se gazetës serbe “Novosti” se a do të mundet që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, t`i bind serbët që ta mbështesin ushtrinë e Kosovës, pas paralajmërimeve të këtij të fundit për bisedime me ta, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme