Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë sonte pas mbylljes së qendrave të votimit se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ishin të ngarkuar me presione të shumta për popullin serb, por theksoi se dolën më shumë serbë se kurrë më parë.
Ai ka shfaqur bindjen se Lista Serbe siç tha ai do të realizojë interesin e bashkuar të popullit serb në Kosovë
Gjuriq përgëzoi të gjithë serbët nga Kosova, për shkak se, siç tha ai, zgjedhjet “ishin mbushur me presione të shumta mbi popullin serb dhe përpjekjet e shumta të frikësimit”. /Insajderi.com