Pala serbe nesër do të jetë e gatshme të krijojë një gjykatë dhe prokurori të re për shumicën serbe në veri të Kosovës e cila është një vonesë prej dy apo tre ditësh në krahasim me datën e caktuar.
Kështu tha sot drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, sipas së cilit, Serbia do të jetë gati për të përmbushur plotësisht detyrimet e saj të marrëveshjes mbi gjyqësorin.
“Por ajo që është tërësisht interesante për mua është fakti se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe Prishtinës po vajtojnë për vonesën prej dy apo tri ditësh dhe nuk shohin se 1.643 ditë vonohen me themelimin e Asociacionit të komunave serbe, kështu që ata shqetësohen për tri ditë vone të zbatimit të marrëveshjes mbi Gjyqësorin” , tha Gjuriq për Tanjug.
Marrëveshja për Gjyqësorin e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë në shkurt të vitit 2015 në Bruksel ishte paraparë të niste së zbatuari më 17 tetor, por dekretimi i 42 gjyqtarëve dhe 14 prokurorëve serb nuk ndodhi për shkak se gjyqtarët dhe prokurorët nuk shkuan për dekretim te presidenti i vendit, Hashim Thaçi.