Gjuriq: Serbia ka fituar në Kosovë

Pas rezultateve të para të zgjedhjeve lokale në vend ku serbët fituan disa komuna, Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka vlerësuar se fitorja e Listës Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë ishte një fitore e madhe për popullin serb.

 

Sipas tij kjo ishte një fitore për Serbinë, për unitetin dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Të bashkuar rreth një partie unike, të përbashkët, por jo partiake, por të politikave shtetërore serbe. Serbët në Kosovë kanë forcën për të luftuar për interesat e tyre si para institucioneve të Prishtinës dhe para Bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Gjuriq.
Sipas tij kjo fitore është një përgjegjësi e madhe për të gjithë ata që kanë fituar besimin kombëtar në shtet.

“Ne më shumë se kurrë do të kontrollojmë dhe ndihmojmë gjërat ashtu siç duhet të jenë” ka shtuar Gjuriq.

Ai gjithashtu ka thënë se kurrë nuk do të heqë dorë nga ajo se Kosova konsiderohet zemra e Serbisë.

“Shteti i Serbisë do të jetë më i ashpër se kurrë me popullin e saj në Kosovë. Ndërsa shteti i Serbisë është ndërkombëtarisht, politikisht dhe ekonomisht i fuqizuar, kështu do të jetë pozicioni ynë këtu”, ka përfunduar Gjuriq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme