Gjuriq sulmon deputetët që shkuan në parlament

Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka reaguar mbi deputetët serbë të cilët i janë rikthyer normalisht punës së parlamentit.

Gjuriq ka thënë se nuk ka asnjë pikë dyshimi që kthimi i shpinës ndaj Serbisë prej deputetëve, që ai i quan “të vetëemëruar” të serbëve në Kosovë nuk është i spontan.

Deputetët e Listës Srpska, që morën pjesë në seancën e së enjtes, për Gjuriqin janë përfaqësues të rremë të serbëve. Ai ka vlerësuar se lëvizja e tyre ka lidhje me shuma të parave që i kanë marrë nga shqiptarët dhe shërbimet e huaja, transmeton Koha.net.

“Kjo zgjidhet në bisedimet që do t’i bëjmë me përfaqësuesit serbë, e më pas do të jetë plotësisht e qartë se kush e mbështet politikën e Serbisë dhe Qeverinë e Serbisë, a kush zgjedh Isa Mustafën si kryetar të qeverisë së tij nuk ka asnjë kredibilitet politik”, ka thënë Gjuriq./albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme