Gjuriqi ishte veç një kukull, ja “koka e Serbisë” që hyri në Kosovë dhe iku pa therrë në këmbë

Dje u arrestua Marko Gjuriq. Mediat u fokusuan në arrestimin e këtij zyrtari shtetëror, i cili jo rrallëherë ka provokuar organet e rendit në Kosovë. Mirëpo, një detaj i rëndësishëm kaloi thuajse pa vëmendje. Përkrah Marko Gjuriqit, në takimin e djeshëm në veri të Kosovës ishte edhe njeriu i parë i presidentit të Serbisë, Nikolla Selakoviq.

Drejtori i së ashtuquajturës Zyra e Kosovës e Metohisë, Marko Gjuriq dhe sekretari gjeneral i presidentit Aleksandër Vuciq, Nikolla Selakoviq ishin nisur drejt Mitrovicës së Veriut dhe do të bënin hyrjen triumfale në një sallë ku do të mbanin “një takim me përfaqësues dhe qytetarë të veriut të Mitrovicës”.

Kur ROSU hyri në sallën ku po mbahej takimi, Gjuriq dhe Selakoviq ishin aty. Por Policia arriti ta arrestojë vetëm Marko Gjuriqin.

Emri i Selakoviqit figuron edhe në dokumentin zyrtar, mirëpo ai nuk është bërë publik.

Nikolla Selakoviq me profesion është avokat. 35 vjeçari ka qenë edhe ministër i drejtësisë i Serbisë gjatë viteve 2012 – 2016, raporton portali Sakte.net.

Në paraqitjet e tij të fundit publike, Selakoviç kishte shprehur për mediat serbe shqetësimin e zvogëlimit të numrit të serbëve në Serbi duke e krahasuar me shtimin e natalitetit të shqiptarëve në Kosovë.

“Çdo ditë që kalon, ka 147 serbë më pak dhe 41 shqiptarë më shumë në Kosovë, plus 23 shqiptarë më shumë në Shqipëri”, kishte deklaruar Nikolla Selakoviq.

Pas arrestimit të Gjuriqit, për mediat serbe, Selakoviq kishte deklaruar se do të qendrojë në Mitrovicë deri në lirimin e tij, ndërsa ndërhyrjen e policisë së Kosovës e kishte komentuar si “terrorizim të popullit me duar të zbrazëta”.

Ndonëse edhe hyrja e tij ishte ilegale, Selakoviq u “zhduk” nga sytë e autoriteve të Kosovës dhe, pos që nuk u arrestua, ai qëndroi në Kosovë deri në lirimin e Gjuriqit.

Image result for Nikola Selakovic

Në vitin 2013 ka mbajtur nëntë pozicione në Serbi. Ai ishte anëtar i Këshillit të Universitetit të Beogradit, Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Rajonal, Këshillit për Bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, ishte Kryetar i Komitetit Qeveritar për Sistemin Ligjor dhe Autoritetet Shtetërore, anëtar i Komisionit Qeveritar të Personelit, Kryetar i Komisionit Administrativ Qeveritar, anëtar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve të Shtetit.

Selakoviq konsiderohet edhe si pasardhës i denjë i Vuçiçit. Nuk ka të dhëna për pasurinë e tij pasi që mungon formulari i deklarimit të pasurisë në Agjencinë Anti Korrupsion. /SAKTE.NET – Insajderi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme