Gjykata cakton paraburgim 30 ditor për Shteklin dhe bandën e tij

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor grupit që ditë më parë u shpartallua mbi dyshimet për tregti me drogë. Në paraburgim ka përfunduar edhe Rade Trajkovski i njohur si Shtekli, i cili në akuzë do të ngarkohet si udhëheqës i grupit. Ndaj një personi është caktuar arresti shtëpiak, ndërsa për dy personat në arrati masa e paraburgimit do të hyjë në fuqi në momentin kur do të kapen nga organet e rendit. Gjatë bastisjeve të kryera janë sekuestruar para, armë, lëndë narkotike dhe makina. Në hetime është përfshirë edhe një ish zyrtar policor i dyshuar për shitjen e aksioneve policore dhe dhënien e informacioneve në dëm të operacioneve policore. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme