Gjykata e Apelit ka zhdukur përgjigjen e Insajderit ndaj ankesës së Adem Grabovcit

Apeli konstaton në aktvendim se “përgjigje në ankesë nuk është paraqitur” nga Insajderi. Ky konstatim i Gjykatës së Apelit është i pabazuar. Insajderi e ka të protokolluar përgjigjen në ankesë të dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Përgjigja është dorëzuar brenda afatit ligjor.

GJYKATA E APELIT ZHDUK PËRGJIGJEN E INSAJDERIT NË PROCESIN GJYQËSOR ME ADEM GRABOVCIN

Gjykata e Apelit ka zhdukur përgjigjen e Insajderit ndaj ankesës së Adem Grabovcit. Kësisoj ka vendosur që padinë e tij ta kthejë për rigjykim.

Ankesa e Grabovcit është dorëzuar në Apel, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila ka hedhur poshtë si të pabazuara pretendimet e tij për dëm të shkaktuar gjatë publikimit të përgjimeve verën e vitit të kaluar.

Një kolegj i përbërë nga Gani Avdiu – kryesues, Mediha Jusufi e Rame Hyseni – anëtarë, më 8 mars të këtij viti ka vendosur që ta kthejë për rigjykim në shkallën e parë padinë kundër Insajderit.

Grabovci pretendon se gazeta online Insajderi i ka shkaktuar dëm duke publikuar “biseda private”. Mbi këtë pretendim ka kërkuar kompensim, por nuk e ka caktuar shumën e këtij kompensimi.

Apeli konstaton në aktvendim se “përgjigje në ankesë nuk është paraqitur” nga Insajderi.

Ky konstatim i Gjykatës së Apelit është i pabazuar. Insajderi e ka të protokolluar përgjigjen në ankesë të dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Përgjigja është dorëzuar brenda afatit ligjor.

Insajderi e ka pyetur Gjykatën e Apelit se si është e mundur që në një procedurë të tillë të zhduken prova, Gjykata nuk ka dhënë përgjigje konkrete.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, gjegjësisht kolegji gjyqësor i kësaj çështje, ju siguron se ka shqyrtuar me kujdes të gjitha shkresat e lëndës, dhe mbi bazën e tyre ka marr vendim. Meqenëse çështja është kthyer në rigjykim, pretendimet e juaja mund t’i paraqitni në gjykatën e shkallës së parë”, thuhet në një përgjigje të Apelit.

Muaj më parë, Adem Grabovci sërish kishte humbur përballë Insajderit. Gjykata Themelore në Prishtinë pati vendosur që ta hedhë poshtë padinë e tij kundër Insajderit për kompensim të demit jo-material. Po ashtu gjykata kishte rivendosur për hedhjen poshtë edhe të kërkesës për caktimin e masës së sigurisë-largimin nga publikimi të materialeve që janë pjesë e serisë së shkrimeve bazuar në përgjime telefonike, të njohur si “Dosja e Shefave”.

“… paditësi i ka bashkangjitur si prova materiale artikujt e publikuar nga të paditurit, transkriptet e bisedave telefonike të paditësit me persona tjerë si dhe CD-të e këtyre incizimeve. Mirëpo nuk janë specifikuar asnjëra nga këto biseda se paditësit i kanë shkaktuar dëmin jo material, nuk janë konkretizuar bisedat e tilla si dhe nuk është specifikuar propozimi se për cilat biseda behet fjalë – për ato të cilat tashme janë publikuar apo për ato të cilat paditësi pretendon se do të publikohen”, thuhej në vendimin e Gjykatës Themelore të marrë më  11 nëntor të vitit të kaluar.

Kjo ka shtyrë gjykatën që të rivendosë për hedhjen poshtë të kërkesës së Grabovcit.

“Parashtresa e dorëzuar për plotësimin e padisë dhe propozimit për caktimin e masës së sigurimit nuk është korrigjuar, ngase në mënyrën se si është formuluar nuk i plotëson kushtet që gjykata të veproj sipas të njëjtave për shkak se nuk është sqaruar kërkesëpadia dhe propozimi për masën e sigurimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore.

E njëjta shkallë gjyqësore, më 12 gusht të vitit të kaluar, kishte hedhë poshtë kërkesën e Grabovcit për masë të përkohshme, me arsyetimin se nuk ka kurrfarë shkeljeje ligjore dhe se paditësi – Adem Grabovci, nuk ka ofruar asnjë provë se Insajderi ka shkelur privatësinë, apo të drejtat tjera kushtetuese.

Por, ishte shkalla e dytë, Gjykata e Apelit, që hodhi poshtë vendimin e Gjykatës Themelore  duke i dhënë udhëzime të qarta avokatit të Grabovcit, se çfarë veprimesh dhe provash duhet të prezantojë kundër Insajderit në rastin e publikimit të përgjimeve.

Insajderi kishte nisur publikimin e përgjimeve më 1 gusht të vitit të kaluar. Për më shumë se një muaj, ishte dëshmuar fuqia e Adem Grabovcit dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës. Vetëm për dy muaj nëntor – dhjetor 2011, Grabovci punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura. Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme.

Të gjitha këto veprime Grabovci i bën me dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, president i Kosovës, të cilin e quan “shef”. Shef e quan edhe Kadri Veselin, të cilit i thotë: “Ti i merr vendimet, une i zbatoj”./Insajderi.com

Aktvendimi i Gjykatës së Apelit

Dëshmia e dorëzimit të përgjigjes së Insajderit nga avokati Kushtrim Palushi

Përgjigja në ankesë të Grabovcit nga ana e Insajderit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme