Gjykata e Apelit konfirmon rigjykimin për aktivistët e Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit e Kosovë përmes një komunikate për media ka konfirmuar edhe zyrtarisht se rasti i aktivistëve të Vetëvendosjes të dënuar për terrorizëm është rikthyer në rivendosje.Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka përcjellë me interes raportimet e mediave, pas publikimit të komunikatës së djeshme lidhur më ndërprerjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit A.A.,F.K. dhe E.H.Për shkak të interesit të madh të mjeteve të informimit dhe për të mos u krijuar konfuzione të pa nevojshme, Gjykata e Apelit njofton, se ky rast është kthyer në rivendosje.
Në këtë fazë gjykata është duke e përpiluar vendimin më shkrim, në të cilin i cili do të jepen edhe arsyet, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.Ndryshe gjatë ditës së djeshme është raportuar për një vendim të tillë mirëpo nuk ishte konfirmuar zyrtarisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme