Gjykata e Apelit ul dënimin e shkaktarit të vdekjes së 11 vjeçares

Gjykata e Apelit ia uli dënimin Angellçe Nikolovsit i cili në gjendje të alkoolizuar me makinën e tij në dhjetorit të vitit të kaluar shkaktoi vdekjen e një vajze 11 vjeçare ndërsa lëndoi rëndë nënën e tij në kalimin për këmbësorë në Veles. Nikollov do të vuaj dënim prej 8 vjet burg, pasi Gjykata e Apelit ia uli dënimin për 10 vjet.

Dënimi është ulur për dy veprat për të cilat ngarkohet Nikollov “vepra të rënda ndaj sigurisë së njerëzve” dhe “mosdhënia e ndihmës personit në aksident trafiku”. 28 vjeçari shkaktoi aksidentin fatal në kohën kur kishte ndalesë për drejtimin e makinës, ndërsa i akuzuari pasi aksidentoi nënë e bijë u largua nga vendi i ngjarjes duke u fshehur për plot 30 orë, pa u interesuar për fatin e tyre. Ai dy herë ishte i dënuar për vozitje në gjendje të alkoolizuar. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme