Gjykata e lë në burg ish-kryetarin e komunës, akuzohet për korrupsion

Gjykata e Durrësit la në burg ish-kryetarin e Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi dhe ish-përgjegjësin e bujqësisë Enver Shima, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë së 4 personave të arrestuar tri ditë më parë, Gjykata zbuti masat e sigurisë personale për sekretaren e arshivës Ornela Shemlikaj dhe motrën e ish-kryekomunarit Shpresa Merdita, ish-punonjëse e zyrës së Urbanistikës në Ishëm në detyrim paraqitjeje, raporton TCH.

Arrestimet e katër ish-zyrtarëve të Ishmit erdhën pas hetimeve të nisura në vitin 2015 për dhënie me qira të fondit pyjor dhe tokave në bregdetin e Gjirit të Lalzit, gjatë hapësirës publike gjatë viteve 2013-2015.

Hetimet nisën mbi bazën e raportit të KLSH-së që konstatonte shkelje të rënda të ligjit dhe përfitime përmes dokumenteve që më pas nga hetimet u konstatuan të falsifikuara të tokave në një nga pjesët më të bukura të bregdetit të Adriatikut në Durrës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme