Gjykata i jep të drejtë punëtorëve të larguar nga puna në KEDS

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar prapësimin që KEDS-i ka ushtruar ndaj vendimit të Inspektoratit të punës për kthimin e 95 punëtorëve të larguar në punë.

Përfaqësuesi ligjor i këtyre punëtorëve, Nasuf Hasani, ka thënë se Gjykata vetëm sa e ka rikonfirmuar se kanë pasur të drejtë, raporton KTV.

E nga Federata e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova besojnë që KEDS-i pas gjithë këtyre vendimeve në favor të punëtorëve, do t’i kthejë ata në punë.

KEDS-i në Gjykatën Themelore të Prishtinës kishte bërë dy kërkesa.

Kishte bërë padi për anulim dhe shpallje të pavlefshme të vendimit të nxjerrë nga Inspektorati i Punës, i cili më 2 dhjetor të vitit të kaluar, kishte kërkuar kthimin e punëtorëve në vendet e tyre të punës.

Ndërkaq, kërkesa e dytë e kësaj ndërmarrjeje ishte që të shtyhet ekzekutimi i këtij vendimi, deri sa gjykata të dalë me një vendim për këtë çështje.

KEDS-i e kishte cilësuar Inspektoratin e Punës si institucion jokompetent për të nxjerrë vendime të tilla.

Deri më tani, kjo kompani nuk e ka marrë në konsideratë asnjë vendim të Gjykatës e as të Inspektoratit.

Në një përgjigje me shkrim, KEDS-i thotë nuk dëshiron të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë, prandaj nuk komenton asnjë proces që është në Gjykatë dhe që sipas tyre, nuk ka ndonjë vendim përfundimtar.


Gjykata i jep të drejtë punëtorëve të larguar… by kohanet

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme