Gjykata kroate e akuzon Modriqin për dëshmi të rrejshme

Gjykata kroate e ka akuzuar mesfushorin e Real Madridit, Luka Modriq për dëshmi të rrejshme për një rast kriminal.

Në njoftim nuk është përmendur emri i Modriqit, siç është praktikë në Kroaci, por aty thuhet se 32-vjeçari është akuzuar për dëshmi të rrejshme.

Modriq vitin e kaluar dëshmoi në një seancë gjyqësore kundër tre zyrtarëve të Dinamo Zagrebit, përfshirë edhe shefin ekzekutiv të klubit, Zdravko Mamiq, lidhur me datat e nënshkrimit të anekseve të kontratës së tij profesionale, e cila rregullonte çmimin e transferimit.

Në rast se shpallet fajtor, Modriq do të përballet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme