Gjykata Themelore Penale Shkup sot duhet të marrë vendim pas mendimit të dhënë nga Prokuroria publike për zbatimin e Ligjit për aministi për të akuzuarit për rastin “Organizatorët e 27 prillit” – ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Risteski, si dhe kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski.
Mendimi i dorëzuar në seancën e kaluar, nuk vlen për ish-drejtorin e DSK, të pandehurin Vladimir Atanasovski.