Në dosjen e Gjykatës Speciale është përmendur edhe rasti i vrasjes së komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe 50 anëtarëve të familjes së tij.
Sipas Speciales, lajmi për vrasjen e komandantit bëri bujë në media dhe lajmin e mësuan edhe diaspora shqiptare në mbarë botën.
Kjo bëri që mijëra individë nga diaspora dhe Kosova u paraqitën vullnetarë për t’iu bashkuar UÇK-së.
“Në fillim të vitit 1998, konflikti i armatosur ndërmjet UÇK-së dhe forcave të RFJ-së u ashpërsua. Në shkurt dhe në fillim të marsit 1998, forcat e RFJ-së kryen sulme në Qirez, Likoshan dhe Prekaz. Gjatë sulmit të 5 marsit 1998 në Prekaz, Skënderaj, forcat e RFJ-së vranë mbi 50 persona, ndër të cilët edhe Adem JASHARIN, një komandant i shquar i UÇK-së, dhe shumicën e anëtarëve të familjes së tij. Vrasja e JASHARIT dhe e anëtarëve të familjes së tij u raportua gjerësisht në media duke bërë që lajmin ta mësonin anëtarët e diasporës së shqiptarëve të Kosovës në mbarë botën. Pas kësaj, mijëra individë nga diaspora dhe Kosova u paraqitën vullnetarë për t’iu bashkuar UÇK-së që më parë ndodheshin jashtë vendit, u kthyen në Kosovë” thuhet në dosjen e publikuar nga Gjykata Speciale.