Një juriste e njohur me ngjyrë, që u bë e para grua myslimane që shërbente si gjykatëse amerikane, është gjetur e vdekur në lumin Hudson në Nju Jork.
Trupi i Sheila Abdus Salaam, një gjykatëse 65-vjeçare në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, u gjet në ujë pranë Harlemit. Policia nxori trupin e saj nga uji dhe ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.
Zyrtarët thanë se trupi i saj nuk tregonte shenja të dukshme traume ndërkohë që nuk kanë pranuar të spekulojnë për shkaqet e vdekjes.
Enciklopedia e historisë politike amerikane e universitetit Princeton, e ka cilësuar Abdus Salaam si gruan e parë myslimane që shërben si gjykatëse në SHBA.
Ajo po ashtu është edhe e para grua me ngjyrë që emërohet në gjykatën më të lartë të shtetit. Duke cituar burime të pakonfirmuara, “New York Post”, raportonte se Abdus Salaam ishte raportuar e zhdukur nga shtëpia e saj mëngjesin e të mërkurës. Përpjekjet për ta arritur atë kishin qenë të pasuksesshme.