Gjyqtari i kërkonte favore seksuale, kush është gruaja që çoi në komisariat Eni Çobanin?

“Nga unë nuk do të shpëtosh kurrë, deri sa të jem gjallë”.

Këto kanë qenë fjalët e juristes Eni Çobani në drejtim të Rudina Islamajt, fjalë të cilat kanë bërë që Çobani të përfundojë nga salla e gjyqit në komisariatin e Gjirokastrës.

Por kush është Rudina Islamaj?

Një figurë jo e panjohur për publikun, pasi gruaja në fjalë kohë më parë denoncoi në emisionin investigativ “Stop” rastin e kryetarit të gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale në këmbim të ndihmës në sallën e gjyqit.

Kujtojmë gjithashtu se Eni Çobani në gjyqin e sotëm përfaqësonte si avokate shtetasen Merushe Makri, ish vjehrra e Rudina Islamajt.

Merushe Makri

Precedenti me gjyqtarin Boçi ka bërë që në nisje të seancës gjyqësore, Eni Çobani të kërkonte një kontroll në trupin e gruas, në rastin se mos kjoe fundi kishte përgjues me vete. Në këtë moment ka nisur një konflikt verbal e më pas fjalët e avokates se Islamaj “nuk do të shpëtonte” kollaj.

Në vitin 2016 në emisionin “Shihemi në Gjyq” u bë publike përplasja mes Merushë Makrit e Islamajt, sherr i cili kishte nisur për shkak të pamundësisë për të paguar një kredi 70 mln lekëshe që kish marrë Rudina me ish bashkëshortin, djalin e zonjës Merushe. Sipas kësaj të fundit, e reja e kishte rrahur të moshuarën dhe e kishte detyruar të dilte nga shtëpia.

Më poshtë mund të gjeni të plotë përgjimin e kryer nga Rudina Islamaj në takimet e saj me ish kreun e gjykatës së Gjirokastrës, I cili I kërkon favore seksuale.

BISEDA SESI I ERDHI RROTULL KRYETARI, KUR QYTETARJA KISHTE HALL PER DOSJEN E SAJ…

Qytetarja – Ti e ke fajin.

Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë nanjë kafe.

Qytetarja – Pse s’të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua , si të vija për kafe unë?

Gjyqtari – Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?

Qytetarja – Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s’mund të vija për kafe me ty.

Gjyqtari – 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë.

Qytetarja – Si ma thua ti?

Gjyqtari – Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c’lidhje ka?

Gjyqtari – Ja të ikin këta.

Gjyqtari – Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojme icik kësaj?

Qytetarja – Po mirë, ja të ikin.

—————————-

Qytetarja – Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka… ?

Gjyqtari – Po c’a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?

Qytetarja- Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the cështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?

Gjyqtari – Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?

Qytetarja – Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.

Qytetarja- Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi , më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën…

Gjyqtari – Po.

Qytetarja – Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë, verbërisht i beson.

Gjyqtari – Unë ta ofrova?

Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troc, se kshu ma the.

Gjyqtari – Po.

Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?

Qytetarja – Mua ndonjë copë?

Gjyqtari – Ee.C’pate ti?

Qytetarja –Më shqetësove.

Qytetarja – Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?

Gjyqtari – Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti…

Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.

Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…

Qytetarja – ….Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.

Gjyqtari – Ajo iku. Qe e para fare.

Qytetarja – Si iku ore?

Gjyqtari – Më kërkon llogari mua, se c’kam bërë. Në faqe në faqe të putha, është respekt.

KUR GJYQTARI I THOTE NE LOKAL SE ESHTE GATI TI HIDHET PRAPE…

(kalon një person)

Gjyqtari – C’është ky? Mos është ky, ai tëndi ky?

Qytetarja – Cili timi mo?

Gjyqtari – Ish-burri. Mos të ndjek më?

Qytetarja – C’punë kam unë, s’e njof fare kush është.

Qytetarja – Afrohu këtu mo afrohu këtu .

Gjyqtari – C’të afrohem , po u afrova nuk duroj dot.

Qytetarja – S’ka problem.

Gjyqtari – Do të puth prapë.

Qytetarja – C’do bësh mo?

Gjyqtari – Do të puth.

Qytetarja – Do më puthësh?

Gjyqtari – Po, ndaj largohu.

Qytetarja refuzon të bëjë seks me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci dhe humb çështjen. Ajo thotë se se dështimi i saj, ka të bëjë me refuzimin, që i bëri kryetarit të gjykatës.

Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së çështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon, se fillimisht kryetari, Guximtar Boci, ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.

Blerta – Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë, që i thashë Guxim, unë nuk e bëj dot, bëj c’a të duash.

Qytetarja – I kuptoj të tëra gjërat.

Blerta – C’a?

Qytetarja – Të veja me të.

Blerta– Ëhë.

Qytetarja –O do bëhesh e imja , o e ke të humbur. (gjyqin)

Blerta – Dhe kur I thashë unë…

Qytetarja – Më vdekshin dy fëmijët, troç.

Blerta– Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , I thashë: unë do mundohem do ta bëj……..Në rregull, kur po afronte fundi, që po bëheshim ne për andej këtej, i thashë unë: o Guxim c’a do bëjmë, bëj c’a të duash tha. Tekstualisht. Ditën, që do merrja vendimin, i vajta prapë thjesht për korrektesë.

Qytetarja – I thashë me kë më ngatërron, për të hapur këmbët. Pse në sa zyra përplasem unë e në sa .. përplasem unë, kështu do t’i zgjidhim gjërat. Të të vijë turp I thashë , se unë që jam ulur 5- 6 herë në kafe më ty, jam ulur si të ulesha me xhaxhain tim, i thashë.

Qytetarja – Më tha mua: vajte në Turqi. Hajde të vemi në Turqi më tha. I thashë unë… unë e kisha kuptuar, por bëja budallain, sikur nuk kuptoja gjë./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme