Gjyshi i Trumpit është dëbuar nga Gjermania në vitin 1905

Sipas një lajmi të gazetës Bild thuhet se gjyshi i Donald Trump, Friedrich Trump është dëbuar nga Gjermania dhe kjo e dhënë gjendet në një dokument në qytetin Speyer të rajonit Rheinland-Pflaz. Dokumenti mban datën 27 shkurt 1905.

Në një letër të dërguar nga prefektura Dürkheim drejtuar Bashkisë Kallstadt, thuhet se shtetasi me kombësi amerikane, Friedrich Trump duhet të largohet brenda datës 1 maj. Në të kundërtën thuhet në dokumeni duhet të plotësohen kushtet për dëbimin e tij.

Roland Paul, ish-drejtori i Institutit për Hulumtimet Historike në Pflaz, thotë se Trump ka shkuar në SHBA në vitin 1885 dhe se në 1905-ën ai ka kërkuar të marrë përsëri nënshtetësinë e Gjermanisë, por se kjo kërkesë nuk është pranuar nga autoritetet gjermane.

Paul thotë se Trump ka vizituar Gjermaninë në vitin 1901 dhe gjatë kësaj vizite është dashuruar me Elisabeth më të cilën më pas është martuar.

Paul, në fjalën e tij thotë gjithashtu se Friedrich Trump ka bërë të pamundurën që të marrë leje qëndrimi në Gjermani, por se kjo nuk është pranuar. Ai ka theksuar se për lejen e qëndrimit Trump i ka shkruar shumë letra Princit Luitpold, por se kjo kërkesë nuk është pranuar.

Sipas Paul, Friedrich Trump bashkë me bashkëshorten e tij ka ikur nga Gjermania më 1 korrik 1905. Ndërkohë 3 muaj më pas ka lindur në New York babai i Donald Trumpit.

Mësohet se më vonë Friedrich Trump e ndryshoi emrin e tij në Frederick.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme