Gjysma e popullit jemi ‘Albina’. Këtu është problemi Juaj

Nga: Kimete Berisha

Çfarë njerëz jemi ne që gjjthë ditën e lume, s’flet kush tjetër përveç për Albinin. Pa përjashtim, krejt politikanë e gazetarë (të Kosovës e të Shqipërisë) të obsesionuar pas Albin Kurtit.

Nisen me shku me ‘rrëzu’ për së rrzumi, e pastaj kur i afrohen obsesionohen me të.
Kush e ka pa filmin ‘Holy smoke’ e kupton çka po du me thënë. E angazhojnë familja një mistik me ua shëru çikën prej varësisë nga një kult, e mistiku karizmatik ngulet më së keqi, obsesiohet me pacienten e tij të obsesionuar.

Pse Juve nuk po u mjafton që e rrëzuat qeverinë e tij, por tash Albinin po e doni edhe ‘të zhdukur’, a çka po doni.

Çka po ndodh kështu?

Më së paku flasim për shëndetin dhe jetën tonë në vetizolim.

Pse rivalëve të tij, Albini u duket më i rëndësishm se jeta, dhe më i rrezikshëm se vdekja.

Kjo nuk është Demokracia, kjo është Psikopatia.

Askush nuk po flet për JETËN, a po shpëtojmë a Jo?

‘Babai i korrupcionit’ siç e quan Isa Muatafën shkrimtari Veli Karahoda, nuk i pushon ajo çakallë, nuk i vjen marre thuajse i ka 15-të vjet, kurrë pa pushu flet për të ardhmën e për karasevdallakun e tij. Thuajse politika hiç nuk bën pa të.

Ai kujton se ka krijuar simpati duke e rrëzuar qeverinë Kurti, e nuk e di se e ka rritur Kurtin duke e rrëzuar.

Sepse populli i do ‘viktimat’.
Siç Ju ka dashur Juve, parti me shumë viktima, derisa Ju pa se Ju dashuroheni në ata të cilët i keni fajësuar se ju kanë viktimizuar.

Isa me eufori djaloshare thotë:
hajde shpejt ulemi vendosim për qeverinë e Re.
Nuk i tutët epidemisë, po i tutet humbjes së pushtetit.

Çmenduri. Pasha Zotin, çmenduri.

Çka ke bë more ti për këtë vend përveç që e ke shfrytëzu.
Ku është një thënie e jotja?
Ku është një vepër humanitare e jotja?

Pusho pak, te këqyrim a po pshtojmë e masandej vazhdoni qeverisni me hajna e me kriminela qysh jeni mësu.

Për Ramushin: Albini i keq, Zhizheku i keq, krejt lloma, po a ta bina more vlla një lopë e fol me tē, hiq mall, se ‘ajo’ s’ta prish, nuk ta kthen fjalën, bash qysh ke qef ti.

Veç Kadri Veseli deri tash po sillet si njeri normal. Anipse nuk mjafton heshtja e tij. Edhe Ai mundet me shpënda pica si Klintonët që i kishin çu 400 pica në një spital.

Ndihmoni najsen, ose msheleni gojën se e çmendet popullin.
Ne Ju njohim qe 20 vjet, por nuk e kemi ditur që shkoni bash deri këtu, nuk e kemi besuar që bëheni të vetmit në botë që nuk ndaleni edhe kur i shihni shqiptarët kah vegjetojnë, të izoluar e të pashpresë.

Ke shembuj boll. Këqyre Labin, merr shembull nga Halil Kastrati, ndihmo najsen e hiquni hajnave e kriminelëve që i ka nxan gjaku.

Mos ia fal politikës asnjë minutë të jetës. Ngom mu.

Rri në shpi dhe Lutju Zotit.

Lutja jonë pranohet, sipas fesë.
Sepse, përveç duaja e jetimit dhe e nanës, Zoti e pranon Lutjen e atyre që durojnë zullumin.
Lutjen tonë.
Ne jemi viktima të zullumit e të mafisë politike që nuk e shohin se nëse vazhdon epidemia kështu me këtë paqartësi, s’do të kenë kë ta vjedhin më.

P.S. Batoni si njëfarë Mitar Tarabiqi, fallxhor i njohur serb, që e parashikonte se në Luftën e Tretë botërore do të zhduken krejt shqiptarët.
Nuk është një Albin, Baton. Gjysma e popullit jemi Albina. Këtu është ‘problemi’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme