Gjysma e shqiptarëve duan të ikin nga vendi

“Unë quhem Grejsi Lima, jam 18 vjeç dhe sapo kam mbaruar gjimnazin dhe tani jam për studime universitare. Do të largohem për në Gjermani.”

Grejsi nuk është e vetmja që e sheh të ardhmen e vet larg vendit të lindjes. Në fakt, një sondazh i kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal tregon se 49 për qind shqiptarëve të pyetur mendojnë që të jetojnë e punojnë jashtë vendit.

 “Me gjithë rritjen e pagave ne kemi kosto jetese të lartë. Gjithashtu vuajmë nga mungesa e meritokracisë dhe sigurisë së jetës”, Romina Radonshiqi, pedagoge.

Shqiptarët renditen të dytët pas qytetarëve nga Kosova me nivelin më të lartë të dëshirës për t’u larguar. Lista pasohet nga malazezët, serbët, boshnjakët dhe maqedonasit.

“Kjo pasi vendet e tjera të Rajonit kanë standard dhe sigurie jete shumë herë më të mirë se sa Shqipëria”, shton Radonshiqi.

Në një kohë që dëshira e shqiptarëve për t’u larguar po rritet, qeveria po i përgjigjet situatës sa duke rritur pagat e krijuar stimuj, aq duke edhe detyruar qëndrimin në vend si në rastin e studentëve të mjekësisë./A2CNN

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme