Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca është shprehur se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është lënë në duar të katër avokatëve ndërkombëtar.
Ai ka thënë se mbrojtja e UCK-së nuk duhet t’i lihet të bëhet dikujt që paguhet me miliona.
“Na e kemi një avokat që ka mirë marrë do miliona, ky e mbron UCK. Gabim është me ja lënë mbrojtjen e UÇK-së avokatit me pare”, tha ai.
Konjufca e ka kritikuar qeverinë e Kosovës se nuk po sillet si spektatore në këto kohë të vështira për vendin.
“Kjo qeveri është spektatore jo bash bash i indinjuar. Kështiu do ta definoja spektator joi shumë i indinjuar. Dmth nuk na u ka prish qefi fort dhe një far Xhejmsi duhet me mbrojtë UÇK-në”, tha Konjufca.
Ai gjithashtu është shprehur se askush nuk duhet t’i gëzohet arrestimeve të Gjykatës Speciale.