Historia pikëlluese e 17 vjeçares nga Gjakova, që u vra me snajper nga forcat serbe

Yllka Domi nga Gjakova, përfaqëson emrin e një poeteje të re në kohën e vendit të saj të okupuar, ëndrra e së cilës ishte t’i bashkohej UÇK’së, ku edhe pse pjesë e tyre ajo u vra nga dora kriminale serbe

Yllka si nxënëse e shkëlqyeshme e shkollës “Mazllom Këpuska “në Gjakovë, herët u dallua për shkathësitë e saja organizative, por edhe për talentin e rrallë që kishte për shkrimet dhe krijimtarinë letrare. Pra shumë herët ajo u mor me shkrime,me aktrim, ishte një valltare e mirë dhe me shtatin e saj dallohej nga bashkëmoshataret e saja.

Yllka rritej në një frymë atdhetare dhe po përballej gjithmonë me padrejtësitë që po i bëheshin kombit shqiptar. Prandaj ajo ishte e interesuar gjithmonë që të informohet saktë se si po lëvizin gjërat. Kudo ishte aktive, në shkollë, në grupe humanitare, në ndihmë banorëve të ç’vendosur dhe aty ku e kërkonte nevoja. Si e tillë ra në kontakt me shumë të rinj e të reja të cilët ishin kyçur në bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ka kryer kurset për ndihmë të plagosurve në luftë dhe ka ushtruar përdorimin e armëve dhe pastrimin e tyre. Ajo ishte shumë e shkathtë dhe çdo përpjekje të saj e realizonte me sukses. Ashtu siç edhe kishte dëshirë ashtu edhe u radhitë në Brigadën 137 Gjakova të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë ofensivës së Betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe, më 7 Maj 1999, u vra Yllka bashkë me disa bashkëluftëtarë. ?Yllka Domi u vra me snajper nga forcat serbe, në Çabrat në ofenzivën e 7.05.1999.? Kriminelët serbë për të fshehur gjurmët e krimit, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).?

Pas identifikimit të eshtrave të Yllka Domit nga ekspertët e mjekësisë ligjore, u rivarros me 23.12.2003,në kodrën e Çabratit në Gjakovë. Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme