Dje në fshatin Stanovc i Epërm, Vushtrri, është arrestuar një person i gjinisë mashkullore pasi që i njëjti me veturën e tij, qëllimisht ka goditur veturën zyrtare.
Në veturën zyrtare ndodheshin dy viktima meshkuj K-Shqiptar, si pasojë e goditjes dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK-Prishtinë dhe gjendja e tyre është stabile.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- njofton policia.