Goditën gjyqtarët pas ndeshjes Lapraka-Arena, vihen në pranga 2 të rinjtë, procedohet 17-vjeçari

Dy persona janë vënë në pranga nga policia, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht, pasi sipas bluve të Tiranës këta person kanë goditur arbitrat pas ndeshjes së futobollit të moshave mes Laprakës dhe Arenës.


Sipas policisë, në pranga janë vënë dy të rinj, 19 dhe 20 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas ndeshjes kanë goditur shtetasit S. Ç. dhe M. B., arbitrat e kësaj ndeshjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Goditën arbitrat pas ndeshjes Lapraka-Arena, vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Lapraka-Arena të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Kamzë, bënë identifikimin, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasve:

– J. P., 19 vjeç dhe Xh. M., 20 vjeç, dhe proceduan penalisht shtetasin D. Gj., 17 vjeç, për veprën penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas ndeshjes Lapraka-Arena, kanë goditur shtetasit S. Ç. dhe M. B., arbitrat e kësaj ndeshjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme