Skema e TVSH-së dëmtoi prodhuesit vendës të qumështit. Importet e bulmetit nga Serbia në 2021 i rritën ndjeshëm

Tkurrja e blegtorisë, rënia e numrit të krerëve dhe ndryshimet e vazhdueshme të skemës së kompensimit të TVSH-së kane rritur nevojën për importe të bulmetit nga jashtë vendit.


Të dhënat e INSTAT mbi tregtinë e jashtme gjatë vitit 2021 tregojnë se importet e bulmetit, vezëve dhe mjaltit u rriten me 27% vitin e kaluar duke arritur një vlerë totale prej 4,7 miliardë lekë (38,8 milionë euro).

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, importet në këtë grup udhëhiqen nga bulmeti dhe se rritja gjatë vitit 2021 është krijuar nga shtimi i importeve të qumështit nga Serbia, e cila ka ndikuar në 25% të totalit të rritjes totale.

Importet e bulmetit nga ky vend arritën në 327 milionë lekë në vitin 2021 me një rritje 251 për qind në raport me vitin 2020.

Importuesit kryesorë janë fabrikat e qumështit disa prej të cilave furnizohen me lëndë të parë nga Serbia për shkak se kostot shpesh janë më të ulëta se, ato nga tregu vendas. Serbia ishte partneri i tretë tregtar pas Italisë dhe Gjermanisë në importet e bulmetit dhe vezëve.

Rritja e importeve të qumështit u favorizua më së shumti nga një skemë fiskale e pafavorshme që u ndoq pas vitit 2019. Para këtij viti në skemën e vjetër, vlera e kompensimit të TVSh-së ishte 20%, ndërsa nga 1 janari 2019 është 6%, për rrjedhojë pagesa e TVSH-së nga blerësit është së paku trefish më e lartë. Nga 1 janari 2022, TVSH e kompensuar është zero, ndërsa fermerët do të kompensohen, sipas një skeme që ende nuk është bërë e ditur nga Ministria e Bujqësisë. Heqja e kompensimit të TVSH-së u kundërtshtua fort nga prodhuesit e qumështit, me argumentin se do të rriste më tej kostot e prodhimit dhe do reflektohet në shtrenjtimin e çmimeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme