Një 32 vjeçar është arrestuar në Kukës ditën e sotme pasi në datën 16 maj ka goditur me grusht një mjek për shkak të detyrës së tij.
Shtetasi A.H., 32 vjeç, ishte i shpallur në kërkim që prej ditës që sulmoi mjekun 58 vjeçar.
Ai akuzohet për dy vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ka kapur dhe ndaluar shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Kukës.
I shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 16.05.2024, ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.



