Policia ka arrestuar ditën e sotme një 32-vjeçar i cili ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobta mes çiftit.
Raportohet se i riu me iniciale A. H., banues në Vorë, e ka goditur me thikë gruan, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.