Goditje tjetër nga familjarët e dëshmorëve të UÇK-së ndaj BDI-së

Edhe një goditje e rradhës ndaj BDI-së nga djali i dëshmorit të UÇK-së nga Likova e Kumanovës, Mexhid Amidit, Mevludin Amidi . Ai ka kritikuar ashpër funksionarët e BDI-së për jetën e tyre luksoze, ndërsa familjarët e dëshmorëve janë të detyruar të largohen nga vendlindja e tyre për kafshatën e gojës. Sipas Mevludin Amidit po të ishin gjallë dëshmorët e kombit nuk do ta kishin lejuar vizitën e funksionarëve të BDI-së në varrezat e tyre, ngase sipas tij kjo paraqet vrasje për së gjalli për familjarët e dëshmorëve.

“Sot kanë qenë me vetura të shtrenjta me roje të forta se nuk janë të sigurt askund, qallamet në qiell dhe fjali e parë e thojnë : “Të nderuara familje të dëshmorvëve , invalid dhe luftëtar të lirisë”, këtë fjali e kanë mësu për mendsh qe 15 vite. Ku është ai nderim për ushtarët e UÇK-së sot. Largohen nga toka ku kanë derdh gjakun veq se me siguru një jetë më të mirë, veq se mos me humb krenarinë e tyre, ata heshtin nuk i humbin meritat, ju njëherë në vit shkoni tek varrezat e dëshmorëve por atyre me ju ardh mundësia Vallai s’kishi me pas vend kërkund Vallai e dim ne se sa na keni nderu Vallai çdo luftëtari çdo invalidi çdo fëmi deshmori ja keni pru punën me largu prej tokave tona se juve nuk ju intereson ajo punë, nuk doni me dëgju vallë a kemi ne të drejta në këtë shtet, a kemi ne merita, a thua a vetëm ju e sollët këtë liri pse luani me gjakun e baballarëve tanë këtë përgjigje e kërkoj herdo kurdo edhe pse lëndona shpirtin Vallai smund të ma marr askush perveq se Zotit i qofsha falë. Mos shkoni te dëshmorët me i shqetsue se fëmitë e tyre jeni tu i vra të gjallë”, shprehet për Almakos, Mevludin Amidi, djali i dëshmorit të UÇK-së, Mexhid Amidi, nga Likova e Kumanovës.

Ditë më parë i njëjti kishte shkruar një status në profilin e tij në facebook duke kujtuar të gjithë qeveritarët shqiptarë se lirinë që po e gëzojnë pushtetarët, e kanë shpërblim nga krahu i luftës, pjesë e së cilës ishte dhe babai tij, ndërsa edhe pas 15 viteve kjo familje nuk ka asnjë të punësuar nëpër institucionet shtetërore. Ai apelon të gjithë përfaqësuesit qeveritar shqiptarë se heshtja e ushtarëve dhe familjeve të dëshmorëve nuk duhet të merret si dobësi, ngase atyre ende ju vlon gjaku dhe se nuk tremben nga burgosja dhe humbja e jetës për drejtësi./ Almakos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme