Google Chrome ndryshon logon pas 8 vitesh/ Ja pse pëdoruesit po tallen me dizajnin e ri

Google Chrome ka ndryshuar logon për herë të parë që nga viti 2014.


Logoja e re është shumë e ngjashme me atë të krijuar 8 vite me parë. Ndryshimi është se rrethi blu në mes është më i madh në logon e re, ndërsa hijet apo vijat ndarëse janë hequr dhe ngjyrat janë më të forta.

Ekipi i dizajnit të Google zbuloi se “vendosja e nuancave të caktuara të gjelbër dhe të kuqe pranë njëra-tjetrës krijonte një kombinim të pakëndshme ngjyrash”.

Për ta rregulluar këtë dhe për ta bërë ikonën “më të aksesueshme”, ata vendosën të përdorin gradientë shumë delikatë për të parandaluar çdo kontrast ngjyrash.

chrome-twitter

Gjiganti i teknologjisë u tall nga përdoruesit në mediat sociale për dizajnin e rifreskuar që duket pothuajse i njëjtë si ai paraardhës.

“O Zot, dikush paguhet për të dizajnuar këto gjëra,” tha një përdorues me shaka në Tëitter.

“Fëmija im më i vogël, 16 vjeç, mund të bëjë më mirë se kaq,” tha një tjetër.

“Nëse nuk do ta kishit përmendur, ne nuk do ta kishim vënë re,” tha një i tretë.

Por në komente të tjera, disa shkruajtën se logoja e re është në fakt më e vështirë për daltonikët për t’u vënë re. Një përdorues daltonik u ankua se është “më keq” për ta të shohin.

“Versioni i vitit 2011 ishte më i miri për të verbërit e ngjyrave të kuqe dhe jeshile,” tha ai.

new-logo

Megjithatë raportohet se, çdo logo e re është paksa e ndryshme në varësi të pajisjes që po përdorni.

Në ChromeOS, logoja do të duket më shumëngjyrëshe për të plotësuar ikonat e tjera të sistemit, ndërsa në macOS, logoja do të ketë një hije të vogël, duke e bërë atë të duket sikur po del nga doku.

“Ne përshtatim logon e Chrome për secilin ios apo Android. Ne duam që marka jonë të përcjellë të njëjtin nivel kujdesi.”, tha Elvin Hu, një projektues për Google Chrome.

google-c

Ajo zbuloi se kompania konsideroi diçka “më ndryshe”, por në fund vendosi që një stil më i thjeshtë do ishte më mirë.

Nga viti 2008 e deri më tani, logoja e Chrome është bërë gradualisht më e thjeshtë. Ajo që filloi si një emblemë e shndritshme, tridimensionale është shtypur në një simbol 2D të modernitetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme