Google dhe Penagoni po punojnë fshehurazi së bashku në ndërtimin e ‘syrit të gjithanshëm’

Gjigandi kudogjendur IT Google ka hyrë në një partneritet në heshtje me Departamentin e Mbrojtjes për të militarizuar teknologjinë artificiale të mësimit të makinës, duke fuqizuar frikën e një skenari apokaliptik të stilit Terminator.

Google është duke punuar në mënyrë sekrete me Pentagonin për ndërtimin e një droni super të fuqishëm që kap imazhet e fytyrës, dhe modelet e sjelljes si dhe ka në plan me qëllim që të përmirësojë sakatësinë e bombardimeve për dronët autonomë.

Projekti Maven ishte lëshuar në prill të vitit 2017 në ndërtimin e “Ekipit ndër-funksional të Luftës Algoritmike,” të cilët mbrojtësit supozojnë të sofisitikojnë algoritmet me bazë algortime për të luftuar rritjen e “konkurentëve dhe kundërshtarëve.”

Sipas një memorandumi të Pentagonit, të datës 26 prill 2017, objektivi i tij është përshpejtimi i procesit të përdorimit të të dhënave të mëdha dhe të mësuarit të makinës së bashku gjatë situatave luftarake dhe përshpejtimin e procesit të analizimit të të dhënave të grumbulluara. Ish-sekretati i Mbrojtjes Robert Work e kishte nënshkruar këtë iniciativë, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

Projekti Maven gjithashtu ka si qëllim të “argumentojë ose të automatizojë procesimin, shfrytëzimin dhe propagandimin për automjetet pa pilot” apo “të zvogëlojë barrën e faktorit njeri kur analizon, të rrisë inteligjencën e zbatueshme dhe të rrisë vendimmarrjen ushtarake,” shkroi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme