Google e tranformon Gmail-in në një platformë ku mund të bëhen thirrje telefonike

Me këtë lëvizje, Google e ka transformuar Gmail nga një aplikacion për pranimin dhe dërgimin e e-maileve në një platformë gjithëpërfshirëse komunikimi.

Google ka bërë të ditur disa risi për “workspace” si pjesë e një serie ndryshimesh që vijnë në zyrën e tyre dhe softuerin e komunikimit. Google duket se po e kthen Gmail-in në një aplikacion qendror për të gjitha shërbimet e tyre të komunikimit.

Kësisoji Google shton mundësinë për të ftuar një përdorues tjetër të Google duke mos e përdorur Google Meet, brenda aplikacionit celular Gmail. Sapo ta keni funksionin në dispozicion, do të jeni në gjendje të telefononi përdorues të tjerë të Google në të njëjtën mënyrë si një aplikacion tjetër VoIP. Google gjithashtu thotë se Google Meet do të ketë të njëjtën mundësi për të bërë thirrje, shkruan Verge.

Vendimi i Google për të futur mundësinë e thirrjes në Gmail tregon së pari se sa i nevojshëm është ky aplikacion për ta dhe sa ndryshim sjell brenda Google workspace. Me fjalë të tjera, është gjithnjë e më e sigurt se kompania e sheh aplikacionin e tyre të preferuar si versionin e tyre të Outlook.

Aplikacioni për dërgimin dhe marrjen e e-maileve tani është bërë një qendër komunikimi për email, thirrje individuale, biseda në grup, video konferenca dhe tani e tutje edhe për telefonata. Dërgimi dhe marrja e email-eve është vetëm një veçori me të cilën Chat, Spaces dhe Meet përfaqësojnë.

Spaces është versioni i ri i Google i Rooms, një produkt si Slack që ofron komunikim në grup. Me emrin e ri, Google e bën të lehtë komunikimin me pjesë të ndryshme të kompanisë me një kërkim të thjeshtë.

Ashtu sikurse me aplikacionet e tjera për bisedë në grup, bisedat do të shfaqen në një rresht shtesë në të djathtë të aplikacionit.

Sa i përket azhurnimeve të tjera të vogla, kalendari Google po prezanton mbështetjen e RSVP kështu që ju mund të ftoni njerëz bazuar në vendndodhjen tuaj për të biseduar.

Për fund, Google po zgjeron linjën e saj të harduerit “Series One”, e cila, ndryshe nga ‘Made by Google’, është zhvilluar dhe prodhuar edhe nga kompani të tjera që prodhojnë produkte të përshtatura për Gogole duke përdorur modelin e tij dhe estetikën e softuerit të tij.