Grabitën 230 antikuare në Apoloni, dy në pranga e dy në kërkim

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi kanë grabitur një numër të madh antikuaresh në parkun kombëtar të Apolonisë.

Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “Apollonia”. Në pranga kanë rënë shtetasit Toni (Ermir) Fasko, 35 vjeç dhe Saimir Fasko, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Radostinë, Fier, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale  A.F, 41 vjeç, E.F, 53 vjeç.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe në mënyre të  paligjshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të  mbrojtur të Apollonisë ku kanë  nxjerrë rrethe 230 objekte arkeologjike si bronz, hekur dhe qeramikë të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre i  përgatisnin me qellim trafikimin e tyre. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale objekte  arkeologjike si bronz, hekur dhe qeramikë. Gjithashtu, në banesën e njërit prej tyre u sekuestrua një pajisje detektor për gjurmim të antikuarëve”, bën me dije policia.

Materialet arkeologjike të sekuestruara do t’i kalojnë për vlerësim Ministrisë së Kulturës.

Materialet procedurale do  t’i kalojnë për  hetime  të mëtejshme Prokurorisë së  Rrethit  Gjyqësor Fier për  veprat  penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës” dhe “Trafikimi i veprave të artit e kulturës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme