Grabitën taksistin në zonën e ish-Bllokut, zbardhet skema e përdorur e vjedhjes nga katër gjeorgjianët

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e taksistit më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut nga katër gjeorgjianë.


Teksa janë shpallur në kërkim katër autorët, është mësuar skema se si ata arritën të grabisnin taksistin.

Dy prej gjeorgjianëve kanë shkuar me motor tek makina e taksistit, ndërsa dy të tjerë i kanë pritur me makinë në zonën e stadiumit “Dinamo”.

Pasi ata kanë kryer grabitjen, autorët kanë shkuar tek makina dhe kanë braktisur motorin tek stadiumi “Dinamo”.

Më pas makina me katër gjeorgjianët është larguar në drejtim të paditur.

Uniformat blu kanë sekuestruar motorin, i cili rezulton të jetë blerë nga një shtetas rus prej gjeorgjianëve.

Policia ka dyshime se pjese e grupit të gjeorgjianve mund të jenë edhe persona të tjerë që kanë pasur informacion për transportimin e parave.

Sakaq, janë shpallur në kërkim 4 gjeorgjianët si dhe makina me të cilën arritën të arratiseshin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Taxi”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja e një shume parash në një taksi në rrugën “Ibrahim Rugova”, më datë 04.10.2024.

Punohet për kapjen e 4 shtetasve gjeorgjianë, autorë të dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 04.10.2024, ku në zonën e ish-Bllokut, disa shtetas kanë vjedhur një shumë parash në një taksi, kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes e identifikimin e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Taxi”.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj vjedhje janë shtetasit L. K., 30 vjeç, T. N., 36 vjeç, N. K., 30 vjeç, dhe Y. B., 31 vjeç, me shtetësi gjeorgjiane, për të cilët po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI EDHE:

I grabitën taksistit një shumë parash, shpallen në kërkim 4 gjeorgjianë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme