Një çift Italian kanë rënë pre e grabitjes në Lungomare të Vlorës, pasi u kanë thyer xhamin e automjetit të tyre për t’u marrë 2500 euro.
Autorët kanë thyer xhamin e pasagjerit të makinës tip ‘Audi’, e u kanë vjedhur 2500 euro, ashtu sikurse dhe dokumentacionet e sende të tjera me vlerë për çiftin Italian.
Policia e Vlorës ndodhet në vendngjarje e po heton për gjetjen e autorëve.
Po merren në pyetje dhe persona që mund të kenë qenë deshmitarë të grabitjes.