Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një pikë të derivateve në rrugën “Hamza Jashari”, në Prishtinë, ku dy persona nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin 905 euro.

Sipas Policisë, një person ka raportuar se përderisa ishte në vendin e tij të punës dy të dyshuar meshkuj deri më tani të pa njohur, të cilët kanë pasur të vendosura maska anti Covid, kanë hyrë brenda objektit të pikës së derivateve dhe nën kanosjen e revoles kanë grabitur nëntëqind e pesë euro.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme