Sot rreth orës 11:00, në një këmbimore në Gjilan ka ndodhur një gjuajtje me armë.
Katër persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në një këmbimore, ku kanë shtënë me armë zjarri, me cc’rast është plagosur rëndë një punëtor.
“Po ashtu në lokal janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga gjuajtjet me armë ku vëreheshin disa xhama të thyer. Para lokalit ishte një veturë Golf 2 me tabela 01 me xhamin e thyer, besohet të jetë e personave të dyshimtë që e kanë lënë automjetin aty dhe kanë ikur në këmbë nëpër një rrugicë përball lokalit në drejtim të pa njohur. Të dyshuarit nuk arritën te grabisin asgjë”, thuhet në njoftimin e Policisë
Viktimës fillimisht i është ofruar ndihma e parë në Qendrën Spitalore në Gjilan dhe menjëherë është përcjellë për në QKUK-Prishtinë, gjendja shëndetësore e viktimës sipas raportit të mjekut fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarve të involvuar në veprën penale “Grabitje”./Periskopi/