Një punëtor i një poste private në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka informuar se gjatë kohës sa ishte duke dërguar një porosi për një klient, dy persona të maskuar i kanë grabitur rreth 730 euro.
Sipas viktimës, dy personat e maskuar kanë përdorur sprej dhe elektroshokë.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Gjilan 29.05.2021 – 16:00. Viktima mashkull kosovar punëtor i një poste private, ka informuar se për deri sa ishte duke dërgua një porosi për një klient, dy persona të maskuar i kanë grabitur rreth 730 euro para të gatshme. Sipas viktimës, personat kanë përdorur sprej dhe elektroshokë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.