Ish kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka dalë nga Prokuroria Speciale pas intervistimit derisa në një deklarim të shkurtër ka thënë se ai ka dhënë disa sqarime.
Grabovci ka shtuar se e vërteta do të dalë në shesh, njofton Klan Kosova.
Adem Grabovci është intervistuar në lidhje me përgjimet e publikuar nga portali Insajderi.