Qëndrimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta pas vendimit të Qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kultures te Bashkia e Tiranës, ka sjellë edhe reagimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Veliaj shkruan: “Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”.
Kreu i Shtetit reagoi dy herë sot në lidhje me Teatrin Kombëtar.
© SYRI.net