Sipas kapitenes Tahire Haxholli, e cila është shefe e Sektorit kundër Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës, për dhjetë vjet në Kosovë janë evidentuar tri raste, të cilat gratë i kanë vrarë burrat e tyre. Në dy raste gratë i kanë vrarë burrat gjatë vetëmbrojtjes, ndërsa një vrasje ka ndodhur për shkak të xhelozisë
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues për shoqërinë kosovare. Në shumicën e rasteve, prej të cilave është raportuar për dhunë në familje viktima kryesisht kanë qenë gratë dhe fëmijët. Ndërsa përveç dhunës fizike, një numër i madh i grave kanë pësuar edhe me humbje jete. Ndonëse dhuna dhe vrasjet ndaj grave të shkaktuara nga burrat janë shumë herë më të mëdha, në Kosovë ka pasur raste kur gratë i kanë vrarë burrat e tyre. Që nga viti 2006 e deri më sot në Kosovë janë shënuar gjithsej tri (3) raste të tilla, në të cilat gratë kanë qëlluar mbi burrat e tyre.
Sipas kapitenes, Tahire Haxholli, e cila është shefe e Sektorit kundër Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës, për dhjetë vjet në Kosovë janë evidentuar tri raste, të cilat gratë i kanë vrarë burrat e tyre. Ndërsa, motivet që kanë çuar deri të kryerja e këtyre akteve besohen të jenë dhuna e ushtruar ndaj grave, si dhe xhelozia./Zeri