Liderët serbë mohuan masakrën e Reçakut, e cila konsiderohet si një nga krimet më të rënda që serbët kryen në Kosovë, ku në janar të vitit 1999 në këtë vend u masakruan 45 persona.
Menjëherë pas deklarimeve të serbëve se një masakër e tillë gjoja është trilluar nga shqiptarët, gratë, të cilat thonë se janë viktima të luftës në Republikën e Serbisë, kanë deklaruar se fituesi i çmimit Nobel për letërsi, Peter Handke, ishte i vetmi që tregoi të vërtetën për vuajtjen e tyre
Siç thonë ato, shkrimtari austriak i cili nuk është dëshiruar në Perëndim për kundërshtimin e bombardimeve të NATO’s në 1999, ka treguar qëndrimin e duhur për imazhin i cili ishte i rremë për to në botë, dhe sipas këtyre grave për këtë shkak ai mori edhe çmimin më të lartë të cilin e meritoi plotësisht.
Presidenti i shoqatës së grave viktima të luftës, Bozica Zivkovic Rajilic, shpjegoi arsyet e udhëtimit të kësaj shoqate për në Stokholm, për të mbështetur Handken i cili do të marrë çmimin Nobel për letërsi.
‘Handke ishte i vetmi person që tregoi të vërtetën gjatë luftës. Ndërsa, ne kemi ardhur këtu në paqe, me qëllimet më të mira, sepse ai është i vetmi që ka parë të vërtetën dhe ka thënë saktësisht për vuajtjet këtyre grave’, thotë Zivkovic Rajilic.
Ai shtoi se se ftesa ishte marrë nga shoqata ‘Sodertalje’, e cila përbëhet nga serbët në Suedi, të cilët kishin thënë se nëse dikush ka ndjerë vuajtjen e luftës dhe ka arritur të mbijetojë, duhet të marrë pjesë në këtë ceremoni për nder të kontributit të Handkes me anë të shkrimeve të tij.
‘Ai që nuk e ka parë se çfarë po ndodhte, as nuk mund ta imagjinojë atë. Kishte një imazh të paguar dhe të rremë për ne në botë. Ata që mendojnë me kokën e tyre, gjithmonë do të kenë qëndrimin e duhur, dhe njëri prej tyre është Peter Handke, për këtë arsye ai mori çmimin më të lartë dhe më të merituar’, përfundoi për mediet serbe njëra nga gratë pjesëmarrëse në këtë udhëtim.
Peter Handke u bë i njohur për kundërshtimin e ashpër të bombave të NATO’s në 1999. Ai madje ndoqi funeralin e Slobodan Milosevic, lëvizje këto që bënë të ketë shumë admirues në Serbi.
Handke pritet të marrë çmimin Nobel për Letërsi 2019, nesër më 10 dhjetor.