Greva e kirurgëve në kundërshtim me ligjin – Federata sindikale e quan bojkot të punës

Ka nisur java e pestë që prej kur kirurgët kanë hyrë në grevë. Ata po kërkojnë rritje të koeficientit nga 5 në 10. Mirëpo vendimi i tyre për grevë, nga deputetët dhe Federata Sindikale e Shëndetësisë po konsiderohet si jashtligjshëm.

Bekim Haxhiu deputet anëtarit të Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës gjatë diskutimit në emisionin “Click” për grevën në shëndetësi,  tha se greva e kirurgëve nuk është në përputhje me ligjin e grevave.

“Ata është dashtë me lexu ligjin e grevave, sepse nëse organizimi i tillë grevist është jashtë organizmit sindikal, atëherë 50 % e tyre duhet me punu, 50 % rrijnë me shirita në vendin e punës për të dëshmuar kërkesën e tyre. “, tha Haxhiu.

Bojkot të punës nga një grup i caktuar e ka quajtur Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, grevën e kirurgëve. Sipas Sylës, grevën duhet ta thërras sindikata, por se kjo nuk është bërë në koordinim me të andaj ajo është në kundërshtim me ligjin e grevave.

“Për neve si Federatë e Sindikatave të Shëndetësisë është bojot i punës nga ana e disa kirurgëve e asesi si grevë dhe si e tillë është e jashtëligjshme me të gjitha ligjet e mundshme aktuale në Kosovë”, tha Syla.

Syla thotë se sindikata ka folur me kirurgët që kanë nisur greva por se ata nuk janë bindur me qëndrimet e sindikatës, prandaj edhe kjo federatë kanë bërë të qartë se nuk marrin përgjegjësi për pasojat e mundëshme.

“Ne e kemi bërë të qarë se nuk marrim asnjë përgjegjësi nëse ndodhë dicka brenda sistemit për shkak të iniciativës së këtij grupi për bojkot të punës“.

Syla shton se po manipulohet me këtë bojkot të punës.

“Është ka manipulohet me shifra se sa kirurgë janë në grevë, kirirugjia vaskulare është ka punon, operacionet në ortopedi janë ka kryhen, është ka jepet shërbimi nëpër abullanta, në gjinekologji po punohet me kapacitet të plotë është vetëm një grup i cili nuk është  ka punon”, tha Syla.

Lidhur me kërkesat për rritje të pagave të kirurgëve Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se e nuk mund të ketë rritje të pagave në shëndetësi pa u miratuar projektbuxheti për vitin 2019 nga Kuvendi i Kosovës shkruan Insajderi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme