SBASHK-u thotë se Qeveria po “barrikadohet”: Nuk e ndalim grevën pa u realizuar kërkesat

Përderisa greva në arsim po hynë në ditën e nëntë, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë duket e vendosur të mos heq dorë nga kërkesat e tyre.

Kjo sindikatë po paralajmëron se nuk do ta ndalin grevën pa u realizuar një nga tri propozimet që ia kanë dhënë Qeveris

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari në një prononcim për Telegrafin ka thënë se për gjithë këtë situatë, fajin e kanë institucionet që nuk po shprehen të gatshëm për plotësimin e kërkesave.

Jashari ka bërë të ditur se Qeverisë ia kanë paraqitur disa opsione, në mënyrë që situata të zgjidhet.

“Ne jemi shumë më të gatshëm ta vazhdojmë dialogun, pasi asnëjherë nuk kemi dalur vetëm me një ofertë. Propozimi ynë dihet dhe është publik: të ngriten koeficientët së paku 30% për sektorin e arsimit. Mundësia e dytë që e kemi kërkuar është që të tërhiqet Ligji për pagat. Nuk e di pse po hezitojnë, pasi po të tërhiqej ligji, do të qetësohej situata. Nuk po luftojmë për paga tani, ne po luftojmë që sektori arsimor të ketë një vend meritor në ligjin për paga”, ka thënë Jashari.

Duke komentuar deklarimet e kryeministrit Haradinaj për zëvendësimin e orëve të humbura, i pari i SBASHK-ut ka thënë se një gjë e tillë nuk është e përcaktuar me Ligjin për grevat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme