Gripi bën ”kërdinë” në Kosovë

Vetëm gjatë gjashtë ditëve të para të këtij muaji në Kosovë janë raportuar mbi 7100 raste të të prekurve me grip, përderisa gjatë katër muajve mbi 38 mijë kosovarë janë prekur nga gripi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) dje përmes një raporti të publikuar për medie ka bërë të ditur se që nga një tetori i vitit të kaluar e deri më 11 shkurt të këtij viti mbi 38 mijë qytetarë janë prekur nga gripi.Sipas tyre, numri më i madh i personave që janë prekur nga gripi janë nga komuna e Prishtinës, e Prizrenit dhe e Podujevës.

“Nga 1 tetori (java e 40-të) deri më 11 shkurt 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 38.506 raste të dyshimta në grip, 3.932 raste me infeksion respirator akut dhe 74 raste me sëmundje e rëndë respiratore akute. Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe. Numri më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, e Prizrenit dhe e Podujevës”, thuhet në raport, shkruan tutje “Zëri“.Ndërsa vetëm prej 5 deri më 11 shkurt numri i rasteve të raportuara të gripit sipas IKSHPK-së ishte 7,123.

“Gjatë javës (5-11 shkurt 2018) janë raportuar 7123 raste të dyshimta të gripit, 333 raste me infeksion respirator akut dhe 6 raste të rënda me sëmundje e rëndë respiratore akute. Në laboratorin e Qendrës Kombëtare të Gripit -IKSHPK deri më 14 shkurt 2018 janë testuar gjithsej 403 mostra për tipizim dhe subtipizim në grip. Prej tyre 202 ose 52% kanë rezultuar pozitive në influencë. Sipas tipit të influencës, 84 mostra janë pozitive në influencën A dhe 118 në influencën B”, shkruan në raportin e publikuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme