Gripi i shpendëve edhe në Bosnjë

Njoftohet se të martën sektori i shëndetësisë i Bosnjë-Hercegovinës ka zbuluar virusin e gripit të shpendëve H5N8 në një pulari të qytetit Prijedor në Veriperëndim të vendit.

Sipas komunikatës zyrtare, mostrat e pulave të ngordhura të kësaj pularie do të dërgohen në laboratorin qendror të BE-së për gripin e shpendëve për konfirmim të mëtejshëm.

Nuk përmendet numri i saktë i pulave të ngordhura.

Qeveria e Bosnjë-Hercegovinës e përcakton qytetin Prijedor si zonë me rrezik të lartë për gripin e shpendëve dhe ka marrë masa parandaluese e kontrolluese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme